Vlorë, rrihte babain sistematikisht, pranga djalit 26-vjeçar
Aktualitet E Premte, 7 Maj 2021 18:40
Ushtronte dhunë ndaj babait të tij, pranga djalit të dhunshëm.
Burime nga policia e Vlorës bënë me dije se Armando Mustafa, 26 vjeç, banues qytetin bregdetar, akuzohet se ka goditur me grushta babain e tij, 53-vjeçarin me inicialet Q.M., duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime në trup.
Të njëjtat burime theksuan se dhuna e ushtruar nga ana e të birit ka qenë nën efektin e pijeve alkoolike, veprime këto të cilat i ka përsëritur edhe më parë.

