Vlore/Arrestohet i dënuari me 17 vite burg

Placeholder Image

Policia ka finalizuar me sukses operacionin për kapjen e një shtetasi në kërkim për “Vrasje”. Autor i një ngjarje të ndodhur në vitin 1995, për të cilën është dënuar me 17 vite burg. U arrestua shtetasi, Vladimir Kamberaj, 46 vjeç, banues në Vlorë.

Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, Policia e Vlorës ka bërë kapjen dhe arrestimin e këtij shtetasi në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në dalje të qytetit të Vlorës.

Ky shtetas kërkohej nga policia si autor i ngjarjes së ndodhur më 19 Nëntor të vitit 1995 në fshatin Babicë e Madhe, ku ka kryer veprën penale të “Vrasjes” pasi ka vrarë me “koster” fqinjin e tij, shtetasin D.B., për motive pronësie.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se ky shtetas për t’iu fshehur drejtësisë shqiptare, ka perdorur edhe identitetin tjetër si: Arqile Muçi. Po kryhen hetimet e mëtejshme për implikimin e këtij shtetasi në ndonjë vepër tjetër penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?