Vodhën 24 laptopë në kabinetin e informatikës, arrestohen 2 të rinj

Dy të rinj janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi vodhën 24 kompjutera laptop në kabinetin e informatikës të shkollës shkollës industrial.

Në pranga u vunë Xhekjano Dhoraj, 28 vjeç dhe Artur Llanaj 18 vjeç, të dy banues në Vlorë.

“Të dy shtetasit e mësipërm, në bashkëpunim me njëri-tjetrin gjatë natës së datës 06.11.2017, në lagjen ”Pavarsia”, kanë hyrë nga dritarja e pasiguruar në kabinetin e informatikës të shkollës industriale ”Pavarsia”, dhe kanë vjedhur prej aty 24 kompjutera të tipit “Laptop”, sqaron policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale policia sekuestroi kompjuterat të cilat iu gjetën të dy shtetasve të fshehura në një banesë në lagjen ”10 Korriku”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?