Vodhën bizhu floriri dhe euro në një banesë, arrestohen adoleshentët

Dy të mitur kanë rënë në prangat e policisë së Shkodrës si autorë të dyshuar për vjedhjen e një banese. Unifrmat blu kanë arrestuar shtetasit, K.G. 14 vjeç dhe M.K. 15 vjeç.

Arrestimi i adoleshentëve u bë pasi dyshohet se në datë 26.11.2016, kanë kryer vjedhje në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në banesën e shtetasit GJ.T. 31 vjeç, banues në Shkodër, ku kanë marrë 2 varëse floriri, 1 unazë floriri dhe një shumë prej 1100 euro.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua njëra nga varëset e floririt, e cila iu gjet shtetasit K.G.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja, në bashkëpunim”.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?