Vodhi 3 pistoleta në magazinën e policisë, arrestohet magazinieri

Një zyrtar i policisë së Hasit përfundoi në prangat e Shërbimit të për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA).

Burime zyrtare thanë se është Shaban Bera, 54 vjeç, me detyrë Kujdestar-Magazinier, pranë Komisariatit të Policisë Has.

Sipas policisë, arrestimi i 54 vjeçarit është bërë nën akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga inspektimi i kryer nga specialistët e Drejtorisë së Inspektimit, ka rezultuar se mungonin mungonin 3 pistoleta, 210 fishekë, si dhe mosrakordim të numrit serial të një pistoletë thikë. Pas kryerjes së veprimeve paraprake hetimore materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor  Kukës për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu në muajin Shkurt 2016 nga ana e strukturave të SH.Ç.B.A-së është arrestuar për të njëjtën vepër penale magazinieri i Drejtorisë së Policisë Kukës, Përparim Dauti pasi gjatë kontrollit mungonin 12 000 fishekë në magazinë.

/Ora News/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?