Vodhi dy bateri makine në një pikë karburanti, pranga 20-vjeçarit

Një 20-vjeçar ka rënë në pranga, nën akuzën për vjedhje. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Kastriot Troca dyshohet se ka vjedhur në një pikë karburanti dy bateri makinash.

“Vjedh dy bateri makinash në një pikë karburanti, arrestohet nga Policia 20-vjeçari. Sekuestrohen dy bateritë e vjedhura.

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në flagrancë shtetasi: Kastriot Troca, 20 vjeç, banues në Njesinë Administrative Shupenzë, Bulqizë. Arrestimi i tij u bë pasi ky shtetas në orët e para të mëngjesit të datës 15.10.2017, në një pikë karburanti në pronësi të shtetasit E.S, ka vjedhur 2 (dy) bateri makinash.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në cilësinë e provës materiale janë gjetur dhe sekuestruar 2 bateritë e vjedhura, dhe mjeti tip “Mercedes Benz”, në pronësi të K.Trocës. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër për veprën penale “Vjedhje”, parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.’, citohet në njoftimin e policisë.
IMG-20171016-WA0000

Swiss Digital Mobile Reklama

IMG-20171016-WA0001

thumbnail_IMG-20171016-WA0002

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?