Vodhi lekët e pensioneve, kapet ish-përgjegjësi i postës Maqellarë

Policia ka kapur ish-përgjegjësin e Postës Shqiptare në Maqellarë të Peshkiposë, i cili ishte shpallur në kërkim me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.

Arben Tafçiu, 51 vjeç ishte dënuar me 6 muaj burg pasi në kohën kur ka qenë në detyrën e përgjegjësit të Postës ka vjedhur lekët e pensioneve. Ndërkohë vijon puna për kapjen e personave në kërkim.

Sipas policisë: Më datë 20.12.2016, nga Specilaistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në bashkëpunim me patrullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Dibër  u kap dhe u ndalua shtetasi në kërkim Arben Tafçiu, 51 vjeç, banues në Maqellarë Dibër. Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Apelit Tiranë me vendim nr 1166, datë 28.09.2016 e ka dënuar shtetasin e sipërpërmendur me 6 muaj burg për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”. (ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga D.V.P.Dibër pasi duke qenë me detyre ish përgjegjës  i Postës dega Maqellarë dyshohet që në vitin 2014 të ketë vjedhur lekët e pensioneve).

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?