FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Voskopoja, shpëtimi nga temperaturat e larta. Pushuesit: Çmime të arsyeshme, klimë e freskët

Klima e freskët e fshatit që rrethohet nga gjelbërimi i përhershëm i pyjeve, qetësia dhe mikpritja e banorëve, e kanë kthyer Voskopojën në një prej destinacioneve më të frekuentuara të turizmit malor.

Vizitorët nga Tirana mbeten besnikë të pushimeve të gjata në Voskopojë. Të tjerë e zgjedhin përpos të tjerash edhe për trashëgiminë e rrallë kulturore dhe historike. Voskopojës nuk i mungojnë në verë as pushuesit, të cilët e shfrytëzojnë natyrën e paprekur dhe ajrin e pastër, sidomos për arsye kurative.

Operatorët turistikë, presin sezon të mbarë veror dhe shtim të fluksit të vizitorëve vendas dhe të huaj, një pjesë e të cilëve kanë mbyllur rezervimet më herët. Në Voskopojë janë shtuar strukturat akomoduese të hotelerisë, të cilat kanë pikë të fortë çmimet dhe të pandryshuara.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?