Vranë 47-vjeçarin, arrestohen pas një viti dy vëllezërit
Policia e Lezhës ka mundur të vërë në pranga vetëm një vit pas vrasjes së 47-vjeçarit Genci Mehillaj, autorët e krimit që janë dy vëllezër.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se në sajë të operacionit të koduar “One Year” janë arrestuar Lin Mujeci, 38-vjeç dhe Kreshnik Mujeci, 30-vjeç nga Torovica e Lezhës.
Operacioni është zhvilluar nga sektori i krimeve të rënda të policisë së Lezhës, në bashkëpunim me FNSH TIranë, pas një informacioni të marrë në rrugë policore.
Dy vëllezërit janë autorë të vrasjes së G.M, 47-vjeç në fshatin Mali Jushit në Shkodër. Ngjarja e rëndë erdhi si pasojë e një konflikti mes palëve disa ditë para krimit në fshatin Torovicë. Ndaj dy vëllezërve rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim dhe armëmbajtje pa leje.

