Vranë dhe groposën të riun 4 vite më parë, mbeten në burg tre matjanët

Vranë me mjete të forta dhe groposën bashkëfshatarin e tyre dhe pak muaj më parë kanë kërkuar lehtësim të dënimit. Por, Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit, të dhënë në shtator 2014, ndaj Përparim Bojës, Astrit Bojës dhe Fatjon Canit.

Të tre këta persona janë gjetur fajtor për vrasje me paramendim të kryer në bashkëpunim katër vite më parë në Klos të Matit.

Nga hetimi i prokurorisë ka rezultuar se vëllezërit Boja dhe miku i tyre Cani kanë goditur për vdekje me sende të forta Fatjon Barmetës, dhe më pas e kanë groposur, pasi dyshonin se ai kishte sjellje ngacmuese ndaj bashkëshortes se Përparim Bojës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Apeli la në fuqi vendimin e Gjykatës së Matit, duke i dënuar me 25 vite burg Përparim Bojës, 17 vite për Astrit Bojën, dhe 15 vite burg për Fatjon Canin.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas Prokurorisë së Matit të sipërpërmendurit akuzohen se kanë vrarë të riun Fatjon Barmeta, pasi e kishin masakruar lidhur me tela, dhe më pas e kishin hedhur në një gropë dhe e kishin mbuluar me zhavorr.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?