Vrasja e adoleshenit – Përleshje të dhunshme në Athinë: Mos harro kurrë!
Përleshje të shumta midis protestuesve dhe policisë kanë shpërthyer në kryeqytetin greke, Athinë. Marshimi nisi në mënyrë paqësore në pjesën qendrore të metropolit helen, por shpejt degjeneroi në përdorimin e sendeve të forta.
Çdo dhjetor, protestuesit dalin në shesh në përkujtim të vrasjes së një adoleshenti nga policia në vitin 2008.
Dhjetëra të rinj të veshur me veshje mbrojtëse kundër molotovëve, fishekzjarrëve kanë dalë nëpër rrugë, duke u përleshur me forcat e rendit, njofton agjencie greke e lajmeve AMNA. Rreth 18 persona janë arrestuar deri më tani.
“Mos harro kurrë! Mos harro kurrë”, kjo është motoja e protestave.
Protestuesit kanë hedhur pllakat e bulevardit duke goditur mbi postblloqet e policisë që kanë ngritur barrikada në zonat e banuara si dhe pranë Universitetit Kombëtar Teknik të Athinës. Më herët, protestuesit i vendosën zjarrin një makine të parkuar aty pranë.
Më 6 dhjetor të vitit 2008, një punonjës policie vrau 15 vjeçarin Aleksandros Grigoropulos, i cili u qëllua për vdekje në Exarchia të Athinës. Që prej atëherë, çdo vit zhvillohen protesta të dhunshme.
Nga protestat
Nga protestat
/Ora News/
KOHA JONË SONDAZH

