FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Vrasja e ambasadorit rus/Reagon Putin: Provokim i pastër, Turqia nuk ka gisht

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka mbajtur një konferencë të jashtëzakonshme pas vrasjes së ambasadorit rus në Turqi. Ai ka thënë se vrasja e tij, është një provokim i pastër. Putin thotë se kjo vrasje kërkon të dëmtojë procesin e paqes në Siri. “Dua të shpreh ngushëllimet e mia për familjen e ambasadorit. Ne kemi shumë pyetje dhe duhet t’u përgjigjemi një nga një. Kush e vrau dhe kush dha urdhër për këtë”, tha Putin.

“Ajo që mund të them tani është se vrasja e ambasadorit është një provokim i pastër për të dëmtuar procesin e paqes në Siri, të promovuar nga Rusia, Turqia dhe Irani ”, shtoi Putin. Me këtë fjali, ai ka përjashtuar kështu faktin se Turqia ka gisht ne vrasjen e Andrei Karlov. Por, fjalia e mësipërme mund të ketë nënkuptime për SHBA-të, duke qenë se Rusia, Turqia dhe qeveria siriane, janë përballë SHBA-së dhe vendeve të NATO-s për çështjen “siriane”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?