Vrasja e Cukut, i akuzuari ndryshon dëshminë: Pranova fajin nga frika
Megjithëse fillimisht Mikel Shallari pranoi se kishte qenë ai që kishte vrarë komisarin Artan Cuku, e madje kërkoi mbrojtje për të treguar emrat e bashkëpunëtorëve dhe porositësve, së fundi ka hequr dorë nga versioni i parë i ngjarjes.
Avokati i 19-vjeçarit ka depozituar në Gjykatën e Krimeve të Rënda një kërkesë ku kërkon lirimin nga qelia, pasi pretendon se dëshminë e parë është dhënë nën presion dhe frikë.
Në dëshminë fillestare pas arrestimit, 19-vjeçari u kishte treguar oficerëve se kishte qenë ai që vrau oficerin e policisë dhe se për të kryer krimin ishte paguar 18 mijë euro nga porositësi.
Por gjithsesi, grupi hetimor është i bindur se fajtor për atë krim është Mikel Shallari, pasi ekzistojnë prova shkencore që vërtetojnë implikimin e tij.

