Vrasja e dyfishtë në Lushnje, lihet i lirë i vetëdorëzuari ‘Juli i Pashakos’

I vetëdorëzuari në Policinë e Lushnjes, Julian Sula ose i njohuri me nofkën Juli i Pashakos, është lirua nga Policia pasi ka rezultuar se nuk ka lidhje me vrasjen e dyfishtë në Lushnje të lidhur me emrin e bandës së Aldo Bares. Kështu bënë të ditur burime nga Policia.

Sula ishte i dyshuar lidhur me vrasjen me atentat të Jurgen Hoxhës dhe Zamir Latifit në një lokal tek ura e përroit dhe emri i tij ishte përfshirë në hetimet policore për zbulimin e vrasësve; dy të akuzuarit kryesorë janë Laert Haxhiu dhe Orgest Bilbili, shpallur në kërkim.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?