Vrasja e Gazmend Çollakut, dëshmojnë në gjyq oficerët e policisë
Në gjyqin e Denis Shtrazës, personin që akuzohet se ka rrëmbyer dhe vrarë Gazmend Çollakun, kanë dëshmuar oficerët e policisë.
Në gjyq dëshmuan oficerët policorë, të cilët kanë treguar sesi u gjetën njollat e gjakut në automjet. Në një “Mercedez” dyshohet se është rrëmbyer Çollaku. Robert Farruku ka thënë se ka bërë kontrollin paraprak të mjetit.
Ai tha se mjeti më pas u mbyll dhe u dërgua në komisariatin e policisë. “Mjeti është mbyllur në pikën e bllokimit për konstatimin e njollave të gjakut”, ka shpjeguar Farruku. Kurse oficeri policor Lorenc Dervishi tha se ka bërë tamam punën e tij dhe se nuk ka mbuluar aspak njollat e gjakut.
Të dy oficerët e policisë janë pjesë e Policisë së Durrësit.

