Vrasja e Kastriot Reçit, ADN-ja shpëton ish-oficerin e RENEA-s

Remal Rada nuk ka lidhje me ekzekutimin mafioz të Kastriot Reçit, vrarë në janar 2020 me snajper. Mbasi ka krahasuar ADN-ja e përftuar nga pështyma e ish-oficerit të policisë së RENEA-s, laboratori i policisë së shtetit konfirmoi se nuk ka asnjë përputhje me të dhënat e përftuara në skenën e krimit dhe ne banesën prej nga ku u qëllua Reçi.

Këto të dhëna do të administrohen nga prokuroria e Lezhës, e cila nuk ka ende një autor për vrasjen e kryer ne Rrëshen.

Remal Rada, u arrestua më 26 korrik, bashkë me 28-vjeçarin Elton Hithi, ndërsa në makinë ju gjet edhe një snajper, i modifikuar për qitje në distancë deri në 2 mijë metra. Ai u largua nga puna tek RENEA në pranverën e këtij viti, ndërsa nuk kishte shumë që ishte kthyer nga Anglia.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?