Vrasja e Nelgert Patës/ Grupi hetimor: Ndërthurje e hakmarrjes me trafikun

Përpos motiveve që lidhen me hakmarrjen për vrasjen e Elton Çiçës dhe përplasjet me grupin e tij, vrasja e Nelgert Patës me 19 maj të këtij viti dyshohet se mund të ketë lidhje edhe me përplasjet mes tyre për linjat e mundshme të trafikut të drogës. Një fakt i tillë është konfirmuar nga burime pranë grupit hetimor, që është duke punuar për zbardhjen e atentatit të së dielës së kaluar, raporton TV Klan.

Vrasja mund të ketë një motiv të dyfishtë, që sipas tyre, mund të jetë e ndërlidhur me hakmarrjen për vrasjen e Çiçës, por edhe me eliminimin e një rivali direkt në linjat e trafikut të narkotikëve brenda apo edhe jashtë vendit.

Elton Çiça, 35 vjeç, u ekzekutua në një lokal në Tiranë ne 2 maj të këtij viti, ndërsa të dyshuar si autorë u shpallën Renato Milloshi e Jani Alia, miq të afërt të Nelgert Patës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Hetuesit mendojnë se nga veprimet hetimore të kryera dhe nga dëshmitë e marra, kanë rënë në gjurmë të autorëve të mundshëm që ekzekutuan Nelgert Patën.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?