Vrasja e Patës, Ari Alinari në gjykatë i plagosur/Video

I fashuar dhe duke çaluar, Ari Alinani i është drejtuar sallës së gjyqit në Fier ku do të mësojë masën e sigurisë që trupi gjykues do të caktojë ndaj tij. Alinani është personi që ndodhej në makinë me Nelgert Pata, në momentin kur ky i fundit u ekzekutua me breshëri kallashnikovi.

Ari Alinani nën masa të forta sigurie ka hyrë në Gjykatë ndërsa vihet re krahu i fashuar dhe ecja duke çaluar. Deklarata që do të bëjë sot para togave të zeza konsiderohet kyçe, pasi sipas Policisë, Ari Alinani ka dijeni mbi vrasjen e 34-vjeçarit Nelgert Pata dhe ka parë ekzekutorët.

Vetë Alinani ka deklaruar se nuk ka njohje me Patën dhe se ishte vetëm drejtues i automjetit me të cilin udhëtonin bashkë ditën e vrasjes. Por deklaratat që dha orë pas ore ishin kontradiktore.

Swiss Digital Desktop Reklama
Report TV - Vrasja e Patës, Ari Alinari në gjykatë i plagosur

/shqiptarja.com

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?