Vrasja e policit në Torovicë, ekspertiza: David Qosja, nuk ka probleme mendore

Në këtë përfundim ka arritur ekspertiza, e cila tregon se David Qosja, është i aftë mendërisht. Rezultati i akt ekspertimit psikik të Qoses, ka pohuar se ai nuk vuan nga sëmundjet depresive. Ai tashmë do të përballet me drejtësinë, për vrasjen e efektiv, Adrian Kodra.

Ngjarja e cila terrorizoi banorët dhe opinioin publik, ka ndodhur 4 muaj më parë, ku David Qosja, vrau efektivin e policisë, Ardian Kodra,sot dëshmor i atdheut. Qosja terrorizoi me armë gjithë fshatin në Torovicë të Lezhës.

Qosja u prangos pas 3 orë operacion ndërsa ndër fjalët e pakta që shprehu gjatë arrestimit ishin se qëlloi me armë pasi fqinji tentoi ta vras atë më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Qosja prej vitesh jetonte i izoluar në banesën e tij në fshatin Torovicë ndërsa pas arrestimit dhe akt ekspertimit psikik ai do të përballet me akuzën e armë bajtjes dhe vrasjes së punonjësit të policisë së shtetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?