Vrasja me snajper, 6 të shoqëruar në polici
Aktualitet E Mërkurë, 8 Janar 2020 11:26
Kastriot Reçi sapo kishte dalë nga makina e tij dhe bashkë me të vëllanë i ishin drejtuar lokalit të tij kur është qëlluar me snajper. Në lidhje me ngjarjen policia ka shoqëruar 6 persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen. Kastriot Reçi, deri në vitin 2018, sipas Autoritetit të Mediave Audiovizive, ka qenë aksioner në televizioni lokal “Media +”, por që në atë kohë i është hequr licenca me vendim bordi.