Vrasja në Kavajë, me sëpata e kazma për pemën që ndante pronat
Pronësia e një lisi që ndante pronat e tyre, është kthyer në mollën e sherrit të vazhdueshëm mes familjeve të fisit Çeletaj, të cilët sot i kanë tejkaluar të sharat dhe janë përleshur deri në përdorimin e sëpatës e kazmës.
Në sherr janë përfshirë dy kushërinjtë e parë, Qamil Çeletaj dhe Fatmir Çeletaj, e pasi janë konfrontuar fizikisht, Qamili ka qëlluar me sëpatë mbi djalin e xhaxhait, duke e lënë të vdekur, raporton News 24.
I plagosur nga përplasja mësohet të ketë mbetur edhe Vilson Isufi, i cili edhe pse jo pjesë e konfliktit pronësor, ka rastisur në vendngjarje dhe dyshohet se ka ndërhyrë për të ndarë dy kushërinjtë.

