Vrasje apo vetëvrasje në burgun e Shën Kollit?! Ja çfarë ka ndodhur gjatë natës
Pas vetëvrasjes së njoftuar të të burgosurit 20-vjeçar Florian Kodra, burime për Syri.net thonë se SHKB e burgjeve ka zbarkuar në Lezhë.
Deklaratat kontradiktore dhe shenjat e dyshimta në qafën e të burgosurit në burgun e Lezhës po tregojnë se kemi të bëjmë me një vrasje dhe jo vetëvrasje dje në burg.
Kjo ngjarje që po mbahet e fshehtë nga Policia ngre dyshime të mëdha edhe për lëvizjet e fundit nga Ministrja e re në drejtimin e Burgjeve.
Grupi i kontrollit të Burgjeve mësohet se ka përfunduar hetimin pas mesnatës, kur dhe është rikthyer nga Lezha në Tiranë dhe burime pranë tij ngrenë dyshimin e fortë se Florian Kodra nga Shkodra mund të jetë vrarë.

