Vrasje misterioze në Durrës, gjendet pa jetë një grua
Aktualitet E Enjte, 9 Shtator 2021 06:24
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Durrës.
Burime nga policia bëjnë me dije se një grua është gjetur e vdekur në banesën e saj.
Policia bën me dije se viktima është gjetur në banesën e saj në lagjen nr. 16 në qytetin bregdetar.
Mësohet se kanë qënë fqinjët ato që e kanë gjetur viktimën pa jetë në banesë.
Mësohet nga policia se gruaja është identifikuar si shtetasja Floresha Shkurti, 83 vjece dhe sipas dyshimeve të para thuhet se ajo është vrarë.

