Vrau burrin në mes të tregut, flasin familjarët: Nuk e dinim që Violeta kishte armë

Pasi 35 vjeçarja Violeta Donajt vrau burrin e saj në mes të tregut të Milotit, kanë folur edhe të afërmit e saj.

Të afërmit e Violeta Donajt, gruas 35-vjeçare nga rrëshëni, që shkrehu 4 plumba pistolete mbi të shoqin, janë prononcuar sot për mediat lidhur me fatkqësinë që i pllakosi familjes Donaj me dy fëmijë të mitur.

“Nuk e dinim që Violeta kishte armë.- kanë deklaruar ata. Por e kemi ditur se kishin probleme dhe Violeta kishte shenja në trup. Violeta e kishte vendosur të ndahej nga bashkëshorti i saj dhe ishte nisur për tek shtëpia e saj në Rrëshen. Violeta ishte nisur për të marrë vajzën dhe rrobat. Ajo kishte marrë kunatën ta ndihmonte t’i mbante”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tre plumba i shkaktuan vdekjen e menjëhershme babait të dy fëmijëve, ndërsa një plumb i katërt bëri rikoshet, duke shkaktuar panik te tregtarët e tjerë. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 07:10 të mëngjesit të së dielës, në tregun e gjësë së gjallë të Milotit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?