Vrau dy persona në Shqipëri, kapet në Greqi 52 vjeçari shqiptar
Mediat greke kanë raportuar për arrestimin e një shqiptari, mbi të cilin rendonte akuza për vrasje. 52 vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije, akuzohet për vrasjen e dy bashkëatdhetarëve të tij në Shqipëri në vitin 2000.
52-vjeçari shqiptar, i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare, u arrestua sot në Messinia nga policia e Kalamatës.
Mbi të rëndon akuza e “vrasjes me dashje” dhe “armëmbajtjes pa leje”.

