Vrau gruan në sy të 3 fëmijëve, të afërmit: Siguronin lekë vetëm nga kultivimi i ullinjve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Drizë të Kuçovës, aty ku një person ka vrarë me thikë bashkëshorten e tij. Sa i takon krimit te rëndë brënda familjes në Kuçovë, të afërmit e autorit kanë dhënë detaje të reja.

Ata bëjnë me dije se autori dhe viktima kishin probleme të mëdha ekonomike, pasi të dy ishin të papunë.

Autori ka punuar vite më parë në Komunën Kozare, dhe që prej asaj kohe ai kishte mbetur pa punë.  Ata të ardhurat i siguronin nga kultivimi i ullinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kur ka ndodhur ngjarja e rëndë, tre fëmijët ndodheshin në banesë. Fëmijët e çiftit janë zgjuar kur ka ardhur policia.

Swiss Digital Mobile Reklama

Shtetasi Rruzhdi Luzi, 57-vjeç, ka vrarë me thikë në banesë bashkëshorten e tij, shtetasen M.Luzi, 49 vjeçe.  Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive xhelozie, por ende nuk ka konfirmim zyrtar për shkakun.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?