Vrau komisar Arben Zylyftarin, lirohet pas 17 vitesh burg Genc Tafili
Aktualitet E Shtunë, 17 Korrik 2021 00:26
Gjykata e Krujës ka liruar pas 17 vitesh burg Genc Tafilin, vëllain e Admir Tafilit
Genc Tafili është liruar me kusht nga gjykata e Krujës pasi kreu 17 vite burg. Genc Tafili me vëllanë, Admir Tafilin akuzohen dhe u dënuan për vrasjen e komisarit të policisë Arben Zylyftari.
Genc Tafili kreu 17 vite burg nga 25 që u dënua për vrasjen e Arben Zylyftarit në vitin 2000 gjatë një shkëmbimi zjarri.

