Vrau nënë e bijë, gjykata rrëzon kërkesën e Marjan Rrokut për rishikimin e burgimit të përjetshëm
Gjykata e Tiranës ka refuzuar kërkesën e Marjan Rrokut për të ndryshuar vendimin me burgim të përjetshëm të dhënë ndaj tij.
Kujtojmë këtu se ai është dënuar në muajin maj të vitit 2002, pasi u identifikua si autor i vrasjes së dyfishtë të nëne e bijë, Mbarime dhe Alda Camaj, ngjarje e ndodhur në mars të vitit 2001 në kryeqytet.
Plot 14 vite pas këtij vendimi, Rroku pretendon se në vendimin ndaj tij nuk ekzistojnë firmat e të tre gjyqtarëve dhe për rrjedhojë, ky dënim duhet të shpallet i pavlefshëm, ç’ka nënkupton lirimin e tij.
Lidhur me këtë ngjarje, gjyqtari Gerd Hoxha thotë se kërkesa e të dënuarit vjen jashtë çdo afati ligjor të parashikuar në ligj dhe si e tillë, duhet të rrëzohet.

