Vrau shokun nga pakujdesia: Fjalët e fundit që më tha para se të jepte shpirt

Gjykata e Elbasanit ka lënë në burg 21-vjeçarin Altin Hazizi, i cili pak ditë më parë dyshohet se vrau nga pakujdesia shokun e tij të ngushtë. Trupi gjykues vendosi sot masën e sigurisë ‘arrest me burg’ për të riun nga fshati Guri i Zi i njësisë Administrative Labinot.

Para trupit gjykues, 21-vjeçari ka treguar se si kishte ndodhur ngjarja ku mbeti i vrarë shoku u tij Gazmend Sllami. Sipas tij, të dy të rinjtë kishin dalë për gjueti në kodrinën e fshatit të tyre. “Shokun e kisha pas shpinës sime, ndërsa armën e kisha në shpatull, ku tyta ishte nga ana e Gazmendit. Në një moment tentova të heq armën që e mbaja nën shpatull, dhe gishti të cilin e kisha në këmbëzën e armës padashje më shkrepi dhe plumbi preku shokun tim.

Në ato momente pashë shokun tim të shtrirë përtokë, i cili mundi të thoshte vetëm këto fjalë “ou, s’ka gjë”, dhe më pas pashë që ai vdiq”, rrëfen 21-vjeçari. Pyetjes së trupit gjykues se pse 21-vjeçari u largua nga vendi i ngjarjes, ai ka deklaruar se “më pas kishte parë një grua me një fëmijë nga larg dhe se ishte trembur dhe menjëherë bashkë me armën është fshehur në një gëmushë aty afër”, raporton news24.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fill pas kësaj, i riu tregon se kishte shkuar në shtëpi ku ndodhej nëna e tij të cilës i kishte treguar se çfarë i kishte ndodhur dhe asaj i ka rënë të fikët. Para trupës gjykuese i riu tregon se në gjendje të rënduar psikologjike ai kishte ndenjur në dhomën e tij, ku e kishte zënë dhe gjumi, ndërsa policia kishte ardhur më vonë e kishte arrestuar në gjumë. 21-vjeçari, i cili prej pak kohësh është fejuar në një fshat të Elbasanit, shfaqi shenja pendese për atë çka kishte ngjarë dhe se u kishte kërkuar sërish falje familjarëve të shokut, si edhe familjarëve të tij për këtë tragjedi që ka shkaktuar në dy familjet. Pas kësaj, ai është larguar me pranga drejt paraburgimit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ngjarja

Ngjarja e rëndë ku mbeti i vrarë Gazmend Sllami ndodhi të shtunën e kaluar. Mësohet se Altin Hazizi kishte marrë në telefon shokun e tij 19-vjeçar dhe pasi kishte marrë çiften po e priste atë në kodrinë me qëllim për të gjuajtur bashkë mëllenja. Pas kësaj telefonate viktima ka dalë nga banesa rreth orës 14:00 të drekës, duke mos thënë asnjë gjë se ku po shkonte.

Ai kishte shkuar në vendin e quajtur “Ara e Xhemës” ku edhe po e priste shoku i tij. Dyshohet se ata kanë nisur të mësojnë armën e llojit çifte dhe vetëm dy pre më pas, nga pakujdesia, 21-vjeçari ka tentuar të heqë armën nga krahu por që fatkeqësisht plumbi ka prekur shokun e tij duke i marrë jetën. Menjëherë pasi kanë dëgjuar të shtënën e armës, banorë të fshatit janë drejtuar për nga vendi ku u dëgjua e shtëna dhe aty bashkë me familjarë të viktimës, kanë gjetur të vdekur 19-vjeçarin.

Edhe pse ata e kanë nisur për në spital ai ka qenë i vdekur që në vend pasi plumbi e kishte prekur shumë afër organeve jetike duke i marrë edhe jetën. Pas kësaj Policia shkoi në vendin e ngjarjes dhe nisi hetimet, ndërsa pas hetimeve rezultoi se djali dhe familja e tij nuk kishin konflikte me askënd. Më pas Policia i shtriu pistat edhe tek ndonjë sherr adoleshentësh, duke marrë në pyetje edhe miq dhe të afërm të viktimës. Pas deklaratave të shumta, Policia ngriti dyshimet e para se autori i vrasjes së 19-vjeçarit mund të ishte një nga miqtë e tij, dyshime të cilat u lidhën me 21-vjeçarin. Tashmë ndaj të riut rëndojnë dy akuza “vrasje nga pakujdesia” si edhe “mbajtje pa leje të armëve luftarake”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?