Vr*sja e Liridona Ademajt, Artan Hoxha: Në Shqipëri u kthye në garë për klikime

Vrasja e Liridona Ademajt në Kosovë është prej pesë ditësh njëri nga titujt kryesorë në mediat e Shqipërisë dhe Kosovës. Në studion e emisionit “Të Paekspozuarit”, në MCN TV, gazetari investigativ Artan Hoxha tha se ngjarja u kthye në materialin bazë të garës për klikime. Hoxha tha se nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur në Shqipëri, ne do të kishim parë me logon ekskluzive imazhet e mjekësisë ligjore, sepse për t’i shpëtuar presionit policia dhe prokuroria ta jep.

“Kjo është një ngjarje që ka ndodhur në Kosovë dhe nuk duhet ta trajtonim, sepse ka ndodhur atje dhe atje ka një mënyrë tjetër se si funksionojnë organet e zbatimit të ligjit dhe mediat të cilat nuk kanë modelin e mediave në Shqipëri që është modeli i paraqitjes dhe publikimit te këtyre ngjarjeve. Ata japin një lajm të thatë jo si ne që shkojmë dhe pyesim gjithë lagjen. Janë dhjetëra media dhe 1000 portale. Është si puna e gjelit të detit, meqë jemi para vitit të ri dhe i hap gojën me zor dhe i fut ushqimin me zor.

Janë marrë me detaje që nuk mund t’i verifikosh, me versione që nuk mund t’i mbështetësh askund. Ka patur ngjarje të tilla edhe më parë, por nuk ka patur këtë hapësirë mediatike, por trajtimi dhe mundësia në atë kohë ka qenë tjetër, ndërsa sot përpiqen se si të afrosh një titull, të marrësh disa klikime dhe shikime më shumë. Fut edhe pjesën e mungesës së profesionalizmit me ato titujt e frikshëm që më zë frikë edhe mua me ato bomba, thika dhe këto i bëjnë ata që nuk dinë të vënë tituj.

Kjo ngjarje kaloi nga rrjetet sociale në televizione, në redaksitë e lajmeve dhe ne pamë panelet në prime time, që bënin edhe gabimet, duke mbledhur 3-4 reporterë që kanë këndëvështrime të ndryshme dhe ata konfikliktohen edhe me njëri-tjetrin. Nëse kjo ngjarje do të kishte ndodhur në Shqipëri ne do të kishim parë me logon ekskluzive imazhet e mjekësisë ligjore, sepse për t’i shpëtuar presionit policia dhe prokuroria ta jep. Deri mbrëmë familjarët e viktimës thonin se fëmijët nuk e dinin këtë dhe imagjino se në çfarë bombardimi do të jenë fëmijët pas pak kohësh. E keqja e madhe ishte përfshirja e mediave të Shqipërisë.

Unë mendoj që ata që kontrollojnë sistemin kanë kijuar një mekanizëm që të jetë i fokusuar pikërisht atje. Zakonisht kur jep lajmin i pari ke riskun edhe të dështimit. Por duke e përqendruar publikun te këto media të aktualiteti zhvendos vëmendjen nga probleme më të mëdha”,-tha Hoxha.

SHKARKO APP