Vr@sja e Liridonës, jep vendimi për burrin dhe 2 të dyshuarit
Gjykata e Prishtinës vendosi që të zgjasë me dy muaj masën e paraburgimit për Naim Murselin, Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, të dyshuar për vrasjen e Liridona Ademajt në nëntor të vitit 2023. 30-vjeçarja u vra më 29 nëntor të vitit të kaluar, në rrugën “Dalip Alshiqi” në Prishtinë. Policia e Kosovës e kishte raportuar rastin si grabitje me pasojë vrasjen, por më pas hetimet zbuluan se ishte bashkëshorti i saj Naim Murseli ai që kishte pajtuar një vrasës me pagesë të cilit i kishte dhënë 30 mijë euro.