Xhafaj takim me drejtuesit e policisë kriminale: Vazhdoni luftën
Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Policisë Kriminale. Në takimin me dyer të mbyllura, është bërë një analizë e situatës dhe masave për goditjen në vijim. Ministri Xhafaj vlerësoi me nota pozitive luftën antikanabis këtë vit, por ka dhënë disa paralajmërime të forta.
“U shkëput një pjesë e implikuar e Policisë, nga kjo veprimtari kriminale Ministri lajmëroi nisjen e një operacioni të gjerë kundër grupeve kriminale në bashkëpunim me partnerët e huaj. Policia të tregohet e fortë me ”të fortët’”,-mësohet se ka thënë ministri gjatë takimit.
Më tej ministri paralajmëroi masa të ashpra për disa nga oficerët e hetimeve në qarqe. “Reformë dhe riorganizim i strukturës së hetimit. Në Polici do ketë vetëm punonjës bazuar në 2 kritere, integritet dhe aftësi profesionale. Të rihapen dosjet e vjetra në fushën e trafiqeve dhe vrasjeve. Të rritet cilësia e informacionit policor. Goditje të aseteve kriminale të personave me precedentë apo të dënuar”,-ka deklaruar Xhafaj.
Kryeministri Rama ka deklaruar se në ëntor do të vijnë në Shqipëri agjentë të huaj për të luftuar krimin në vend.

