Zagani sqaron pronën në Orikum dhe lidhjen me Berishën

Në një lidhje me Skype në emisionin “360 gradë” të Artur Zhejit, ish-oficeri i policisë, Dritan Zagani ka sqaruar akuzat për pronën në orikum, si dhe lidhjen e tij me Berishën.

Zagani: Unë mendoj që t’i bësh një kronologji të dokumenteve që janë dhe fatkeqësisë që kam pësuar pas asaj date. Mirë unë që qenkam i shitur se dava polici jam dhe kaq larg pamës ishte zt.Berisha që të ma dhuronte tokën para se të ekzistonte Saimir Tahiri.

Zheji: Ju kemi bërë akuzat më të rënda që mund t’i bëhen një ish-ministri të brendshëm.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zagani: Juve po më thoni që duket si një veprim me paramendim. Më shpjegoni një fakt; edhe në burg hyra me paramendim? Edhe informacionet për Habilajt i bëra me paramendim? Janë gjërat ashiqare. Ai vendim ka dalë në atë datë dhe unë duhet ta merrja atë tokë. Kanë qenë edhe 28 policë të tjerë. Toka me vendim qeveria na është dhënë për dy punonjës policie në qarkun Vlorë. Në të gjithë Shqipërinë kanë qenë 28 policë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për lidhjen me Berishën, ai tha se “çfarë po më thoni se është nje veprim me paramendim. Ju mendoni se edhe në burg, hyra me paramendim, hyra në burg për Habilajt me paramendim nga Berisha. Kjo është e pavërtetë”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?