Zagani: Tahiri me Habilajt, një shpirt binjak. Më shpalli në kërkim ndërkombëtar pa vendim gjykate

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani në një lidhje me Skype në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, thotë se ka denoncuar me dokumente në polici trafikun e drogës së vëllezërve Habilaj, duke theksuar se ata kanë trafikuar drogë që prej vitit 1998.

Basha: Gjatë kohës që ke qenë në polici ke dhënë një informacion me shkrim për Habilajt. E ke çuar këtë informacion me shkrim?

Zagani: I them zonjës Basha që unë vëllezërit Habilaj i kam marrë kontingjent të policisë si elementë që trafikojnë drogë që në kohën kur Basha nuk njihej si gazetare. Po nuk të pëlqyen shko në shtëpi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Basha: Informacion me shkrim ke bërë? Po apo jo? Dokument për policinë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zagani: Po! Sekretin profesional nuk e kam gazeta bombë. Është sekret profesional dhe ia them prokurorit. Tahiri me Habilajt ka qenë një shpirt binjak për sa i përket pisllëkut të Habilajve. Ai ishte kokë e këmbë në aktivitetin e tyre kriminal. Ai makinën ua linte në përdorim edhe përpara.

Karaj: Fakti që Prokuroria e Krimeve të Rënda nuk ka marrë asnjë deklaratë nga ju. Ju duket normale?

Zagani: Nuk e gjykoj dot Prokurorinë në punën e saj. Prokuroria ka bërë një hetim fals me dokumente pa bazë kundër meje.

Gjokutaj: Jeni pyetur ju ndonjëherë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Zagani: Prokuroria e Krimeve të Rënda me një far prokurori Anton Martini që më ka mbajtur 6 muajt dhe 8 ditë në burg, nuk më ka mbajtur brenda.

Gjokutaj: Për çfarë akuzoheshit ju?

Zagani: Për shpërdorim detyre dhe mos kallëzim krimi.

Gjokutaj: Dhe gjykoheshit nga Krimet e Rënda?

Zagani: E kuptoni çfarë absurdi.

Gjokutaj: Është zhvilluar hetim në mos kompetencë sepse është kompetencë e prokurorisë së rrethit. Kjo do të thotë se arresti është i paligjshëm. Ky është mbajtur në arrest nga një prokurori që nuk e ka në kompetencë dhe ma ha mendja se lirimi i tij është bërë në skadim të afateve. Këtu ka edhe një shkelje tjetër ligjore.

Ish-oficeri i policisë Dritan Zagani në një lidhje me Skype në “360 Gradë” nga Artur Zheji në Ora News, sqaron se është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Saimir Tahiri pa qenë i dënuar nga Gjykata.

Zagani: Do ti sqaroj diçka zonjës Basha. Që një shtetas shqiptar të dalë në kërkim ndërkombëtar duhet vendimi i gjykatës. Dhe kur Tahiri më ka vendos në këkrim ndërkombëtar nuk isha as në kërkim, jo më i dënuar. Unë në shtetin zviceran gëzoj mbrojtje të plotë.

Unë përgjigjem për informacionet e mia. Tahiri dhe Habilaj ishin 1 në pisllëqet e Habilajve. Nuk e gjykoj dot prokurorinë, ama Prokurorinë e Krimeve të Rënda e kam gjykuar, sepse ka bërë një hetim false dha pa asnjë provë kundër meje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?