Zbardhen bisedat/ Si ngacmonte gratë në ashensor shoferi i autobusit
Mund t’i kushtonte burgun, por shpëton me 10 orë punë në shërbim të komunitetit i moshuari që u prangos, pasi ngacmonte seksualisht gratë në ashensorin e pallatit.

Bëhet fjalë për shtetasin Sulejman Muça, banues në Tiranë, me profesion shofer autobusi. Ai akuzohet se ka ngacmuar komshien me iniciale E.L. në ashensorin e pallatit, ndërsa nga hetimet ka rezultuar se kishte ngacmuar seksualisht edhe një grua tjetër.
Për këtë fakt ajo i ka treguar bashkëshortit të saj I.L. dhe të dy së bashku kanë shkuar në Komisariatin e Policisë nr.3 për të bërë kallëzim penal për ngacmimin seksual të bërë nga Muça.
Sipas bashkëshortit të kallëzueses, Sulejmani kishte ngacmuar edhe shtetasen H.B., pasi sipas tij Muça njihej si person që ngacmon femra.
Në pyetje është marrë edhe H.B., e cila ka sqaruar se i ka vdekur burri para disa kohësh dhe se është ngacmuar nga Sulejman Muça, shofer i autobusit të linjës Sharrë – Uzina Dinamo.
Ndërkaq, vetë i pandehuri ka deklaruar se ka qenë në ashensor me E.L.
Pasi ai e ka pyetur për shtetasen H.B., E-ja i ka thënë se “ju burrat jeni m…”
Në këtë moment Sulejmani i ka thënë “edhe unë?”
Ndërsa E. i ka thënë “edhe ti m… m… je”.
Muça e ka kapur në njërën dorë në pjesën e shpatullës dhe i ka thënë që “mos më ofendo mua, se nuk të kam bërë gjë unë, dhe nëse ke m…, m… ke burrin tënd”, dhe është hapur dera e ashensorit dhe Sulejmani ka ikur te shtëpia e tij.
(Gazeta Shqiptare)

