Zbardhen emrat, ja kush janë 4 të kërkuarit e dosjes ‘Habilaj’
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 06:38
Autoritet italiane kanë shpallur në kërkim katër persona, si pjesë të një grupi që trafikonte sasi të madhe droge si dhe armë zjarri, nga Shqipëria në Itali.
Në kërkim janë shpallur: Nezir Seiti, Florian Habilaj, Sabaudin Çelaj dhe Armando Sulaj.
Sipas hetimeve të autoriteteve italiane, ata janë pjesë e të njëjtit grup kriminal, ku bënte pjesë edhe Moisi Habilaj, kushëri i ish ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i arrestuar në Itali.

