Zbardhen lëvizjet – Pedagogu i arrestuar në Malajzi në shtator erdhi në Shqipëri

Pedagogu nga Cërriku Klodjan Zaimaj, i arrestuar pak ditë më parë në Malajzi për terrorizëm ka hyrë në Shqipëri katër herë gjatë këtij viti.

Ora News ka mësuar lëvizjet e teologut që akuzohet nga policia malajziane se ka qenë pjesë e një grupi të dyshuar për lidhje me ISIS.

Së bashku me 7 persona të tjerë të arrestuar dhe dy shqiptarë në kërkim. Zaimaj dyshohet se ka rekrutuar studentë për t’i dërguar në frontin e luftës në Siri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas informacioneve të regjistruara nga policia kufitare shqiptare, Zaimaj rezulton se ka lëvizje të shumta mes Shqipërisë dhe Turqisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zaimaj në udhëtimin e tij të fundit në Shqipëri, ka hyrë nga Rinasi më 9 shtator 2017 në ora 07.45.  Pas 21 ditësh qëndrimi, ai ka dalë po nga Rinasi, me avion çarter drejt Milanos në datë 30 shtator ora 19.44.

Ndërkohë më herët në 26 qershor të këtij viti ai ka hyrë në Shqipëri pas një udhëtimi me avion nga Turqia për të qëndruar deri në 21 gusht 2017 kur ka dalë nga vendi ynë me avion çarter.

Në dy rastet tjera për këtë vit, Zaimaj ka hyrë në Shqipëri nga Ankona në 28 mars dhe ka dalë për në Stamboll më 9 prill ndërsa më herët kishte qëndruar edhe 12 ditë të tjera në vendin tonë, nga data 12 deri në 24 mars pasi ka ardhur nga Turqia dhe ka dalë në drejtim të Veronës në Itali.

Nga 2014 deri në 2017 Zaimaj ka qëndruar për tri vjet pa ardhur në Shqipëri. Udhëtimi i fundit i tij ka qenë në 2 dhjetor 2014 nga Turqia në Shqipëri për tu rikthyer sërish drejt Turqisë në datën 7 janar 2015.

Ndërkohë në vitin 2012 Zaimaj ka qëndruar për mëse një muaj në Shqipëri pasi ka hyrë më makinë nga Morina, në datën 28 shtator dhe ka dalë më 2 tetor në drejtim të Vjenës.

/Ora News

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?