Zbardhen përgjimet e biznesmenit me shoferin: Kush i la në makinë patentat e Tahirit?
Gjykata e Krimeve të Rënda la në burg sot biznesmenin Orest Sota të cilit iu gjetën në makinë 863 mijë euro dhe dy patenta për mjete lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri, të cilat sipas prokurorëve i përkasin ish-ministrit.
Gazetarja Klodjana Lala raporton për “BalkanWeb” se në seancë janë paraqitur disa përgjime ambientale të të akuzuarit me shoferin e tij Leonard Almeta, të cilin Sota e pyet se si ka mundësi që dy patentat e ish-ministrit ndodhen në makinë e tij.
Shoferi i përgjigjet Sotës se patentat i ka lënë aty shoferi i ish-ministrit, Gentian Caka.
Sota: Kush i ka lënë aty patentat e ish-ministrit Tahirti?
Leonard Almeta: I ka harruar Gentian Caka (shoferi i Tahirit)
Sota: Si i ka lënë ai aty ato..
Leonard Almeta: Kot pa lidhje i ka lënë…
Më pas ka edhe një përgjim tjetër ku shoferi i Tahirit flet me shoferin e Sotës dhe pranon që patentat t’i ketë lënë ai në makinë.

