Zbardhet emri, ja kush është njeriu i dyshuar për masakrën me dy të vdekur në Lushnje
Aktualitet E Enjte, 15 Korrik 2021 01:47
Prokuroria dhe Policia e Lushnjes duket se e kanë emrin e personit të dyshuar për masakrën e djeshme të ndodhur në mes të qytetit.
Burime nga policia kanë bërë të ditur se është shpallur në kërkim Laert Haxhiu, si personi i dyshuar që ka qëlluar dhe vrarë me kallashnikov Jurgen Hoxhën dhe Zamir Latifin, ndërsa mbeti i plagosur rëndë Marius Xhepexhiu dhe një kalimtar.

