Zbulohen 30 kg heroinë me vlerë 10 milionë euro në portin e Durrësit, destinacion Italia

Policia kufitare e Durrësit ka sekuestruar 30 kilogram lëndë narkotike e llojit heroinë e fshehur në një kamion në portin e Durrësit.

Kamioni tip Skania me targa me targa AA 618 JR dhe rimorkio ADR 186 ku ishte fshehur heroina ishte i ngarkuar me dru në qytetin e Elbasanit, ndërsa shërbente si kamuflim për transportin e drogës.

Lënda narkotike ishte e ndarë në 52 pako dhe e fshehur në kabinën e automjetit. Policia ka arrestuar drejtuesin e kamionit Aurel Kryemadhi, banues në qytetin e Elbasanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vlera e drogës së sekuestruar arrin në 10 milion euro, ndërsa kishte si destinacion Italinë. Dyshohet se vendi i origjinës së lëndës narkotike është Turqia, e cila mendohet se është transportuar përmes Maqedonisë ose Kosovës për të mbërritur në portin e Durrësit me kamion.

Swiss Digital Mobile Reklama

Drejtuesi i mjetit ka thënë se nuk ishte në dijeni të drogës së fshehur, ndërsa policia ka nisur hetimet edhe ndaj pronarëve të firmës që po eksportonin drutë drejt Italisë.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?