Zbulohen hajdutët e gjimnazit të Kuçovës, ja kush theu shkollën për 39 tabletat elektronike
Pesë të rinj janë identifikuar nga Policia e Kuçovës si autorë të vjedhjes me thyerje të gjimnazit të qytetit në lagjen “11 Shkurti “. Ata janë 5 të rinj nga 17 deri në 19 vjeçe; tre prej tyre tashmë janë ndaluar dhe 2 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Të ndaluarit janë: Sotir Diamandi, 19 vjeç; Vefjon Diamandi, 19 vjeç si dhe K. Gj. 17 vjeç kurse
në shpallur në kërkim, R.P, 19 vjeç, dhe Sh.H, 18 vjeç.
Policia tha se më datë 18 janar 2017, ata vodhën në shkollën e mesme duke thyer dyert, 39 tableta elektronike të markës “PRESTIGIO MULTIPAD”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

