Zbulohen parcela me kanabis në Librazhd, dy persona në pranga
Parcela të hapura në pyll rishtazi dhe të mbjella me lëndë narkotike u zbuluan nga policia në Librazhd, ndërsa në pranga ranë dy persona të dyshuar.
Operacioni i koduar “Faza e parë” u krye në zonën e fshatit Xhyrë.
Burime zyrtare thanë sot (20 prill) se në zonën e pyllëzuar ishin kultivuar në platforma polistiroli, fidanë kanabisi.
Pasi u asgjësuan fidanët, u sekuestrua automjeti me të cilin autorët shkonin në këtë zonë, dhe 3 celularë.
“Si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Librazhd, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan dhe në koordinim me Prokurorinë, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të 2 shtetasve, të dyshuar të përfshirë në kultivim të bimëve narkotike, u zhvillua operacioni i koduar “Faza e parë”. Gjatë kësaj faze të operacionit, u arrestuan shtetasit O. L., 24 vjeç dhe R. B., 26 vjeç, të dy banues në fshatin Xhyrë”, thanë burime zyrtare.
KOHA JONË SONDAZH

