Zbulohet banesa-laborator e heroinës në Itali, pranga 37-vjeçarit shqiptar
RAVENA- Një laborator i përpunimit dhe paketimit të heroinës është zbuluar në një apartament në Ravena të Italisë, ku u sekuestruan dhe 23 kg drogë.
Mediat italiane shkruajnë se në pranga ka përfunduar Irakli Papa, 37 vjeç, i cili ishte parë duke hyrë dhe dalë shpesh herë në banesën e pabanuar.
Shqiptari u arrestua mbrëmjen e djeshme nga karabinierët, pas tentativës së tij për t’u larguar me shpejtësi me makinë drejt Milano Marittima.
Pranë argjinaturës së një hekurudhë, ku shqiptari kishte bërë një ndalesë të shkurtër, u gjetën dy pako me nga 780 gram heroinë.
Ndërkohë, gjatë kontrollit në banesë u gjetën 2.4 kg heroinë dhe kokainë si dhe 21.5 pluhur narkotest pozitive për heroinën.
Mes tyre janë konfiskuar edhe pajisje që shërbeni për prodhimin dhe paketimin e drogës.
/BW

