Zbulohet letra e monstrës që mbyti dy fëmijët e mitur: Ja pse po e bëj krimin

Zbardhen detaje të reja në lidhje me letrën, që 41-vjeçari Naum Toshi, kishte lënë për babain e tij, përpara se të mbyste dhe të varte dy fëmijët e tij të mitur.

Sipas hetueseve Naum Toshi kishte planifikuar gjithçka, vrasjen e dy djemve si dhe të varte veten.

Në letrën që ai kishte lënë për të atin, shkruante se nuk e kishte pyetur kur ishte martuar me Marsela Toshin dhe nuk do e pyeste as për vendimin tragjik të fundit.

Swiss Digital Desktop Reklama

41-vjeçari shkruante në letër se gjithçka po e bënte për shkak të mosmarrëveshjeve me gruan dhe se ajo “kishte marrë rrugë të keqe”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë nga sistemi TIMS, Marsela Toshi rezulton se është futur në Shqipëri nga pika kufitare e Kapshticës rreth orës 2 të mëngjesit të ditës së diel.

Ajo kishte shkuar tek banesa e bashkëshortit dhe fqinjët kanë treguar se mes tyre ka pasur grindje.

Po ashtu mësohet se Marsela Toshi është larguar nga Shqipëria, sipas sistemit TIMS në orën 16:00 të ditës së diel.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?