Zbulohet qytetari dixhital i Berishës: Një prokuror?

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar emrin e prokurorit që i dërgon videot nga vendi i hetimit ish-Kryeministrit Sali Berisha, dhe më pas ky i fundit i poston në Facebook nën emrin e “qytetarit dixhital”.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, Hoxha hodhi dyshime se videon e publikuar nga Berisha për drogën në Babicë, Berisha e ka siguruar nga prokurori tropojan, B.H.

Hoxha: Kush e filmoi videon dje në Babicë? Sipas operacionit, u kujdes që asnjë nga punonjësit e policisë të mos kishte celular, por doli video në Facebook e Berishës. Pra, ishin oficerët e prokurorisë të cilët kishin celularë dhe ata e filmuan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?