Zbulon lidhjen e vajzës 14-vjeçare, babai tenton t’i vrasë me çifte të dashurin 15-vjeçar

Një ngjarje e rëndë kriminale është parandaluar mbrëmjen e sotme në kryeqytet, pasi një 43-vjeçar ka tentuar të vrasë me armë dy të mitur. Fatmirësisht Shërbimet e Stacionit të Policisë Farkë kanë mundur të ndërhyjnë në kohë duke bërë të mundur parandalimin e një krimi të rëndë dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit Genc L., banues në Tiranë.

Mësohet se 43-vjeçari ka kërcënuar, kanosur dhe më pas ka tentuar të vrasë me anë të një armë gjahu, dy shtetas të mitur me inicialet B.A. dhe S.A, 15 vjeç, pasi ky i fundit dyshohej se kishte një lidhje intime prej afro një viti me vajzën e tij A.L, 14 vjeç.

“Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua një armë gjahu teke 12 -tëshe dhe 20 fishekë (pa leje organeve kopetente)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Materialet në ngarkim të 43-vjeçarit Genci L., iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “Kanosja”.

Swiss Digital Mobile Reklama

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?