Zef Bushati nderohet me titullin “Doktor Honoris Causa”, në Shkenca Politike
Gjatë një ceremonie në Romë, e organizuar nga “The Ruggero II University” me qendër në Florida -USA dhe Norman Academy, Kryetarit të Partisë Aleanca Demokristiane Zef Bushatit iu dorëzua titulli “Doktor Honoris Causa ne Shkencat Politike”.
Në emër të “The Ruggero II University” titullin ia dorëzoi Prof.Dott.Comm. Giulio Tarro PhD MD, President i Norman Academy, në praninë e personaliteteve të larta si; Duca Riccardo Giordani di Ëillemburg, Cav.Uff.Dott. Vincenzo Cortese, Prof.Comm. Tito Lucrezio Rizzo, Principe Roberto Spreti Malmesi Griffo Focas di Cefalonia, Cav.Dott. Sante de Angeli dhe mjaft personalitete të ftuar.
Prof.Dott.Comm. Giulio Tarro PhD MD në fjalën e tij prezantuese njohu të pranishmit me karrierën mjaf të sukseshme të Zef Bushatit në politikë dhe dipllomaci. Ai nënvizoi faktin se z.Bushati është themeluesi dhe deputeti i parë në Parlamentin e Shqipërisë të Partisë Demokristiane, të cilën e drejtoi me mjaft sukses për 10 vite.
Prof.Dott.Giuglio Tarro u shpreh dhe se: “z.Bushati dha një kontribut të cmuar për forcimin dhe institucionalizimin e marrëdhënive midis Vatikanit dhe Shqipërisë gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë në Vatikan, njëkohësisht dhe si Zv.Minister i Integrimit, Zv.Ambasador në Itali, e mjaft angazhime të tjera politike e diplomatike”.
z.Bushati falenderoi perfaqesuesit e Ruggero II University dhe Norman Academy për titullin e lartë që i akorduan, duke e vleresuar se është një titull që e nderon jo vetëm atë personalisht dhe familjen e tij, por edhe të gjithë shqiptarët kudo ku ata jetojnë. “Ky titull më nxit dhe më tej ne angazhimin politik për demokratizimin e shoqërisë shqiptare dhe integrimin e Shqipërisë në familjen europiane”.


