Zelensky i përgjigjet Putinit: S’do ta njoh kurrë Krimenë si territor rus!
Presidenti i Ukrainës, Volodomyr Zelensky e ka thënë prerë se nuk do t’u dhurojnë rusëve asnjë pjesë të territorit , në këmbim të paqes.
Këtë deklaratë, kreu i Shtetit të Ukrainës e ka bërë gjatë një interviste për CBS.
Ai ka theksuar më tej se nuk do e njohë kurrë Krimenë si territor rus, pavarësisht se gadishulli u aneksua nga Rusia në 2014. Sakaq, vlen të theksohet se Rusia ka vendosur tre pika mbi të cilat duhet të kalojnë bisedimet e paqes.
E para ka të bëjë me ndryshimet në Kushtetutës së Ukrainës, që duhet të vendosë gjendjen e neutralitetit, njëjtë si Austria dhe Suedia. E dyta lidhet me njohjen e Lunhask dhe Dontesk si dy rajone të pavarura. Ndërsa e treta, ka të bëjë me njohjen e Krimesë si territor rus, për të cilën, siç u tha më sipër, Zelensky nuk ka në plan të bëj hapa pas.