Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 09:11 Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi! Kylian Mbappe ka vlerësuar paraqitjen kolektive të Real Madridit pas fitores 2-1 ndaj Barcelonës në El Clásico, duke theksuar se suksesi ndaj rivalëve të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
“Zëri i Amerikës”: Probleme madhore kibernetike në të gjithë botën

“Zëri i Amerikës”: Probleme madhore kibernetike në të gjithë botën

Aktualitet
E premte, 19 Korrik 2024 16:38
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

-Nga “Zëri i Amerikës”-

Një ndërprerje globale kibenernetike ka shkaktuar ndalimin e fluturimeve, punën në banka, spitale, media dhe kompani të tjera. Firma e sigurisë kibernetike CrowdStrike, me bazë në Teksas, tha të premten se arsyeja e pengesës nuk kishte të bënte me një incident sigurie apo sulm kibernetik. Kompania tha se po përpiqet për të rregulluar problemin, megjithëse efektet e kësaj avarie kibernetike kanë shkaktuar anulimin e shumë flutumieve në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe Azi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Edhe sot kërkon DIALOG!

Edhe sot kërkon DIALOG!

Para 45 minutash
Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

Para 2 orësh
Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Reali fiton El Clasicon e parë ndaj Barcelonës, Mbappe shkëlqen me dopietë

Para 10 orësh

Firma e sigurisë kibernetike ‘CrowdStrike’, që ofron mbrojtje kundër viruseve në hakerimeve, tha se problemi ndodhi pas një përditësimi të gabuar në kompjuterat që përdorin sistemin ‘Microsoft Windows’.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Sistemi i kompanisë ‘Crowdstrike’ përdoret në industri të ndryshme globalisht dhe është një nga platformat kryesore në treg. Ndërprerjet që po shohim janë të përhapura si gjeografikisht ashtu edhe në industri të ndryshme”, thotë profesori i sigurisë kibernetike në Universitetin Politeknik të Milanos, Stefano Zanero.

Edhe pas zbulimit të problemit, rrëmuja vazhdoi dhe u përshkallëzua. Radhët të gjata u regjistruan në aeroporte në të gjithë botën.

Në Shtetet e Bashkuara, Agjencia Federale e Aviacionit (FAA) tha se ishin pezulluar të gjitha fluturimet e linjave ajrore ‘United’, ‘American Airlines’, ‘Delta Airlines’ dhe ‘Allegiant’.

“Kompania e fluturimit ishte e sinqertë në lidhje me këtë. Na thanë se nuk mund të kontaktonim askënd. Nuk e kemi idenë se çfarë po ndodh. Ata thanë se nuk funksionon sistemet e rezervimit të fluturimeve dhe të hotelit. Po ashtu është dëmtuar funksioni i nxjerrjes së bagazheve nga aeroplani “, thotë Matt Jordan, një nga pasagjerët e bllokuar në aeroport në Uiskonsin.

Transmetimi i disa mediave në Australi u ndërpre për disa orë.

Spitalet dhe zyrat e mjekëve kishin probleme me takimet e planifikuara me pacientë, ndërsa bankat në Afrikën e Jugut dhe Zelandën e Re raportuan ndërprerje në sistemin e tyre të pagesave ose faqet e internetit.

“Të gjithë këto sisteme janë me rëndësi kritike, spitalet, bankat, agjencitë e fluturimeve dhe kam dëgjuar që edhe shërbimet e emergjencës janë prekur, madje edhe disa supermarkete në Britani. Të gjitha këto sisteme duhet të rregullohen në mënyrë manuale nga një person, duke ndërhyrë në çdo kompjuter. Po fasim për miliona kompjutera”, thotë James Bore, ekspert kibernetik nga Britania e Madhe.

Oganizata ‘DownDetector’, që vëzhgon problemet në shërbimet e internetit, njoftoi se ndërprerjet janë shkaktuar vetëm në kompjuterat që përdorin shërbimet e kompanisë ‘Microsoft’.

“Nuk do të jetë një çështje që do të ketë ndikim afatgjatë. Megjithatë, ndikimi më i madh ndoshta do të jetë tek besimi që kanë përdoruesit në teknologji në përgjithësi me theks të veçant në teknologjinë që ka për qëllim të ofrojë mbrojtje nga viruset”, thotë profesori i sigurisë kibernetike, Stefano Zanero.

Eksperti kibernetik nga Britania, James Bore, tha se një nga dëmet më të mëdha mund të jenë shkaktuar në spitale dhe sipas tij ka mundësi që “të ketë edhe raste vdekjeje për shkak të kësaj situate. ‘Kjo duket e pashmangshme”, thotë ai./VOA/

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!
Para 3 minutash

Mbappe: Treguam gjithçka, ylli i vërtet i skuadrës sonë është ekipi!

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!
Para 12 minutash

United pësoi tjetër humbje, Carrick nuk dorëzohet: Do bëj gjithmonë më të mirën!

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026
Para 16 minutash

Horoskopi për ditën e sotme, 26 tetor 2026

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!
Para 35 minutash

Zoti Rama, thuajini emrat e “ekraneve të korruptuara”!

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 2 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 15 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 13 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 11 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.