Zëri i parë nga PD në mbrojtje të vendimit të Bashës (Foto)
Në mbyllje të rezultatit të votave, ku u vu re një humbje e thellë e Partisë Demokratike, vërshuan kërkesat e demokratëve për largimin e Bashës.
Në fjalën e tij pas mbyllje së procesit, kryetari i opozitës Lulzim Basha mori vendimin e ngrirjes së funksionit të tij si drejtues deri në rezultatin e zgjedhjeve brenda PD-së.
Reagimi i parë pro këtij vendimi ishte ai i nënkryetares së Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Besa Petrit. Ajo ka thumbuar zërat kundër Bashës dhe fletërrufe të tyre.
‘Disa 22 vjecare nuk u ndalen se beri fushate per Partine Demokratike, kulluan djerse per te numeruar cdo vote, pa u ankuar e pa shfryre mllef, disa te tjere u perdoren per te blere letren e bojen per te shkruar fleterrufe nen shembullin e sigurimsave te qemotit, e ne fund u viktimizuan!
Sa gjynah!’-shkruan ajo.

